Lufta e Madhe, vdes veterani i fundi

05/05/2011 11:10

Britaniku Claude Stanley Choules, veterani i fundit i njohur në Luftën e
Parë Botërore, ka ndërruar jetë dje në Australi në moshën 110 vjeçe.

I lindur në 3 mars 1901, Choules ka ndërruar jetë në qytetin e Perth, duke lënë tre fëmijë dhe 11 nipër.

Claude Choules ishte i mbijetuari i fundit i njohur prej rreth 70 milionë ushtarave që morrën pjesë në Luftën e Madhe.

Një tjetër veteran, amerikani Franck Buckles, ka ndërruar jetë në muajin shkurt, edhe ai në moshën 110 vjeçe.

I vetmi ushtar që është ende gjallë është britaniku Florence Green, që shërbente në Royal Air Force, por ai nuk ka luftuar kurrë.

Top Channel