Libia, Klinton mbërrin në Itali

05/05/2011 03:00

Pak minuta pas mesnatës, avioni i Sekretares amerikane të Shteti, Hillari Klinton, u ul në aeroportin Ciampino në Romë.

Klinton ndodhet në Itali për të marrë pjesë në takimin e sotëm të Grupit të Kontaktit për Libinë, takimi ky që udhëhiqet nga Ministri i Jashtëm italian, Franko Fratini dhe homologu i tij i Katarit.

Pas takimit të Grupit të Kontaktit, Klinton do të vijojë vizitën me takimet me presidentin italian, Napolitano dhe kryeministrin Berluskoni.

Top Channel