Libi, NATO shkatërron dy helikopterë

05/05/2011 16:30

Avionët e NATO-s kanë shkatërruar sot të paktën dy helikopterë të ushtrisë së Gaddafi-t, pranë qytetit të Zintanit, në Libi.

Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i rebelëve, i cili ka theksuar se qyteti ndodhet në duart e këtyre të fundit.

“NATO ka shkatërruar sot dy ose tre helikopterë që po transportoheshin në kamionë të mëdhenj”, ka deklaruar Abdulrahman.

“Disa dëshmitarë më kanë thënë se kanë parë tym të ngrihet në atë zonë. Këta lloj kamionësh përdoren për të transportuar tanket”, ka shtuar ai.

Top Channel