Jemen, 7 të vrarë nga sulmi terrorist

05/05/2011 03:45

Të paktën shtatë të vrarë është bilanci i sulmit më të fundit ndaj forcave të sigurisë në Jemen.

Këtë herë sulmi ka ndodhur në jug të vendit, në qytetin e Zinjibarit, epiqendra e grupit terrorist të lidhur me Al Kaedan që vepron në Jemen.

Dy mortaja kanë goditur autokolonën e forcave të policisë e për pasojë 5 policë dhe dy civilë kanë gjetur vdekjen.

Pas këtij sulmi, forca të shumta të ushtrisë kanë ndërmarrë një ofensivë kundër rebelëve, megjithatë nuk raportohen viktima.

Top Channel