Fukushima, teknikët në ndërtesën e reaktorit 1

05/05/2011 08:50

Teknikët e TEPCO-s kanë hyrë sot në ndërtesën ku ndodhet reaktori 1 i centralit të Fukushimës, për herë të parë nga 12 marsi, dita e shpërthimit të fortë të shkaktuar nga hidrogjeni.

Bëhet fjalë për fazën e parë të punimeve për të rivendosur ftohjen e qendrueshme të reaktorit në avari.

Teknikët, gjithsej 12, ndërrohen me grupe prej tre personazh duke punuar në brendësi të ndërtesës për një maksimum prej 10 minutash, për të mos kaluar një ekspozim më të lartë se 3 millisievert.

Top Channel