Egjipt, 12 vjet burg për ministrin e Mubarak

05/05/2011 11:00

Ish ministri i Brendshëm i Mubarak, Habib Ibrahim al-Adly, është dënuar me 12 vjet burg për riciklim parash.

Adly, është eksponenti i parë i rrëzuar i regjimit të Mubarak që është çuar dhe dënuar në gjyq.

Ish ministri i Brendshëm është i përfshirë edhe në një tjetër proçes për urdhërimin e policisë që të qëllohente mbi demonstruesit.

Top Channel