Atentat në Irak, të paktën 15 të vdekur

05/05/2011 08:00

Të paktën 15 policë kanë mbetur të vrarë në një atentat kamikaz në Hilla, në Irak, ndërsa 25 agjentë kanë mbetur të plagosur.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat lokale.

Shpërthimi ka ndodhur pranë një stacioni policie, në qendër të qytetit, pak pas agimit.

Top Channel