Turqi, sulmohet autokolona e Erdogan

04/05/2011 18:20

Një makinë, pjesë e autokolonës së sigurisë së kryeministrit turk Erdogan, është sulmuar menjëherë pas një takimi të kreut të qeverisë.

Lajmin e bëjnë të ditur agjencitë turke, sipas të cilave Erdogan nuk ishte në autokolonën e makinave, pasi ishte larguar me helikopter.

“Forcat e sigurisë u janë përgjigjur të shtënave”, ka deklaruar një burim i cituar nga agjencitë, duke shtuar se në vendin e ngjarjes janë dërguar përforcime.

Sipas burimit, nga të shtënat një agjent ka mbetur i vrarë ndërsa një kolegu i tij i plagosur. Sulmi u krye në Kastamou, në veri të Turqisë.

Top Channel