Obama: Jo fotove të Bin Laden

04/05/2011 20:55

Nuk do të publikohen fotot e Osama bin Laden. Deklarata është bërë nga vetë presidenti amerikan Barack Obama, në një prononcim për CBS News.

Rrjeti informativ amerikan ka bërë të ditur në faqen e tij në rrjetin Twitter, se deklaratën presidenti e ka bërë për emisionin “60 Minuta”, që do të transmetohet ditën e diel.

Më herët mediat amerikane njoftuan se presidenti Obama dhe rrethi i personave që ndoqën me të në Situation Room operacionin në Abotabad, nuk e panë vdekjen e Bin Laden.

Sipas burimeve, pavarësisht teknologjive të sofistikuara të CIA-s, që mundësuan ndjekjen e misionit në kohë reale, ka pasur një ndërprerje që ka zgjatur 20 deri në 25 minuta.

Më pas, në Situation Room ka mbërritur lajmi: “objektivi u arrit, shënjestra u eleminua”.

Top Channel