Bin Laden, Pakistani: Dështim global

04/05/2011 17:10

Kryeministri pakistanez ka deklaruar se agjencitë ndërkombëtare të spiunazhit kanë pjesën e tyre të fajit në lokalizimin dhe arrestimin e Osama bin Laden.

“Kemi një dështim të shërbimeve të inteligjencës të të gjithë botës, përfshirë ato të Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar Yousuf Raza Gilani.

Autoritetet pakistaneze janë kritikuar për faktin se nuk lokalizuan vendndodhjen e Bin Laden, i cili jetonte pranë akademisë kryesore ushtarake të vendit.

Drejtori i CIA-s, Leon Panetta tha se SHBA nuk e informuan Islamabadin mbi operacionin pasi druheshin për rrjedhje të informacioneve.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara kanë rishikuar rrjedhën e operacionit të forcave speciale ku mbeti i vrarë kreu i Al Kaedës.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney tha dje se Bin Laden nuk ishte i armatosur kur rezidenca e tij u sulmua nga operativët Navy Seal në orët e para të së hënës.

Top Channel