Bin Laden, Obama nuk e pa vrasjen

04/05/2011 19:15

Presidenti amerikan Barack Obama dhe rrethi i personave të këshillit të tij për sigurinë që ndoqën me të në Situation Room operacionin në Abotabad, nuk e panë vdekjen e Bin Laden.

Pavarësisht teknologjive të sofistikuara të CIA-s, që mundësuan ndjekjen e misionit në kohë reale, ka pasur një ndërprerje që ka zgjatur 20 deri në 25 minuta.

Më pas, në Situation Room ka mbërritur lajmi: “objektivi u arrit, shënjestra u eleminua”, bëjnë të ditur mediat amerikane.

Presidenti Obama i komunikoi personalisht gjithë botës në orët e para të së hënës se kryeterroristi më i kërkuar në botë ishte vrarë nga një skuadër speciale Navy Seal.

Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh se me vdekjen e Bin Laden e gjithë bota është më e sigurtë dhe një vend më i mirë.

Top Channel