Bin Laden, 25 komando në operacionin blic

04/05/2011 17:50

Mediat amerikane kanë publikuar detaje të tjera mbi operacionin blic në qytetin e Abotabadit, në Pakistan, që coi në vrasjen e Osama bin Laden.

Sipas CBS, që citon burime nga Pentagoni, forcat speciale amerikane kanë përdorur katër helikopterë, dy “Blackhowk” dhe dy “Chinook”.

Ndërsa numri i komandove që bastisën rezidencën e ish-kreut të Al Kaedës ka qenë 25, saktwson rrjeti informativ.

CBS shton më tej se helikopterët me operativët në bord u nisën nga një bazë jashtë Xhalalabadit, në Afganistan, rreth 230 km larg Abotabadit.

Top Channel