Vrasja e Bin Laden, mundësi për Obamën

03/05/2011 08:25

Për pothuajse një dekadë, Osama bin Laden caktonte politikën për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara.

Tani që njeriu që fshihej pas atentateve të 11 shtatorit ka vdekur, presidenti Barack Obama ka një mundësi për të riformatuar drejtimin e politikës së tij të jashtme.

Në nivel strategjik, vdekja e Bin Laden mund të ndihmojë në lehtësimin e frymëzimit nga terrorizmi islamik, sidomos nëse në vend të tij nuk del ndonjë figurë tjetër kyce.

Nga ana tjetër, megjithatë, ekziston mundësia që oratoria e Bin Laden të ketë lënë gjurmë të thella që e bëjnë vdekjen e tij aspak domethënëse.

Bazuar në këtë logjikë, anëtarët e Al Kaedës do të bazohen dhe frymëzohen nga ideologjia e sheikut dhe do të fillojnë të veprojnë si më parë. Kjo do të ishte edhe trashëgimia e Bin Laden.

E ardhmja ambigue e Al Kaedës do të ketë ndikimin e saj në politikën anti-terror të Shteteve të Bashkuara. Që vdekja e Bin Laden të ndryshojë qoftë edhe fare pak taktikat e terrorizmit islamik, duhet që dimensionet e politikës së SHBA të mbeten të pandryshuara.

Përpjekjet për të goditur anëtarët e Al Kaedës do të vazhdojnë dhe autoritetet përgjegjëse për vendosjen e ligjit do të vazhdojnë të monitorojnë kërcënimet e reja brenda SHBA.

Megjithatë, vdekja e Bin Laden përbën për administratën Obama një mundësi historike për të goditur njëherë e përgjithmonë fjalimet toksike që nxisin lëvizjet e Al Kaedës.

Top Channel