Vonohet treni, pasagjerët i vënë flakën

03/05/2011 02:45

Pasagjerë të irrituar nga vonesa e trenit djegin tetë vagonë të tij.

Ngjarja ka ndodhur në Argjentinë në një stacion hekurudhor 40 kilometra larg Buenos Aires.

Ministri argjentinas i transportit e cilësoi ngjarjen si një sabotazh pas të cilit, sipas tij, fshihet lideri i partisë së qendrës së majtë, Pino Solanas.

I njëjti reagim ka ndodhur edhe në një sërë stacionesh në gjithë Argjentinën, por me pasoja materiale më të vogla. Fatmirësisht nga incidentet nuk ka patur viktima.

Top Channel