Bin Laden, talebanët: Asnjë provë për vdekjen

03/05/2011 18:55

Talebanët afganë kanë deklaruar sot se nuk ka prova të mjaftueshme për t’i bindur se Osama bin Laden ka vdekur.

Lajmin e ka bërë të ditur burime nga inteligjenca amerikane që merren me monitorimin e internetit.

Ky është reagimi i parë i tyre pas lajmit mbi vrasjen e liderit të Al Kaedës në Pakistan, pas një sulmi të komandove të forcave speciale amerikane.

Top Channel