Katari mbështet përpjekjet e Pakistanit për ndërmjetësimin e bisedimeve SHBA-Iran: Shpresë për nënshkrimin e paktit
Presidenti amerikan Barack Obama do të vizitojë të enjten e ardhshmë
zonën Ground Zero në Nju Jork, ku deri 10 vjet më parë ngriheshin kullat
binjake.
Lajmin e kanë bërë të ditur zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë, të cilët kanë saktësuar se presidenti do të takojë edhe disa familjarë të viktimave të 11 shtatorit.
Presidenti Obama i komunikoi personalisht gjithë botës vrasjen e liderit të Al Kaedës, Osama bin Laden në një operacion të forcave speciale Navy Seal.
“Sot është një ditë e mirë për Amerikën. Bota tani është më e sigurtë dhe një vend më i mirë. Sot ne u kujtuam se si komb nuk ka asgjë që nuk mund të bëjmë”, deklaroi Obama.
Top Channel