Aksidentohet makina e eskortës së Berishës

30/04/2011 16:55

Një nga makinat e eskortës së kryeministrit Sali Berisha u aksidentua rreth orës 15.00 në aksin rrugor Sarandë-Himarë, në afërsi të fshatit Shën Vasil dhe dy persona mbetën të plagosur.

Të plagosurit janë Alfred Naçi, 43 vjeç, dhe fotografi i kryeministrisë, Meksi Xhufka, 60 vjeç, i cili pësoi dëmtime në pjesën e qafës.

Ata u transportuan menjëherë në spitalin rajonal “Petro Nako” të Sarandës dhe ndodhen jashtë rrezikut. Për këtë arsye nuk u gjykua i nevojshëm transportimi i tyre me helikopter drejt Tiranës.

Të plagosurit u vizituan nga kryeministri Sali Berisha, i cili pas aksidentit u kthye nga rruga sërish drejt Sarandës.

Sipas ekspertëve, shkak i aksidentit ishte shpejtësia e lartë e lëvizjes dhe lagështira në rrugë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA