Një ditë pas denoncimit të personave te regjistruar ne listat e votimit
në menyre fiktive, Partia Socialsite njoftoi padine ne prokurori per Drejtorine e Gjendjes Civile dhe per kryetaret e tri njesive bashkiake
te implikuar ne kete proces.
Bashke me padite jane dorezuar edhe listat qe opozita ka siguruar si prova materiale.
“Lidhur me dy kallëzimet penale që i kemi paraqitur në prokurori, kemi bashkëlidhur edhe listat përkatëse për cdo njësi me emrat përkatëse të cdo shtetasi që ka ofruar emrin për të manipuluar procesin zgjedhor të datës 8 maj. Paraqesim listat e zonës elektorale numër 47, numër 50 dhe numër 10. Nuk do të lejojmë askënd që të cënojë integritetin demokratik të zgjedhjeve, duke vënë dorë mbi vullnetin e zgjedhësve. Në asnjë mënyrë nuk do të lejojmë që vullneti i qytetarëve të cënohet nga manipulimet e kusarëve në pushtet”, tha deputeti socialist, Sajmir Tahiri.
Top Channel