Elbasan, ankesa nga KZAZ

27/04/2011 15:40

Vetëm pak ditë kanë mbetur nga fushata elektorale dhe qytetarët më 8 maj duhet t’u drejtohen kutive të votimit.

Por duket se KZAZ-ja numër 12 në Elbasan ka hasur probleme që kanë të bejne me infrastrukturen. Behet fjale per tavolinat ku do numerohen votat.

Nga 10 qe jane kerkuar, KQZ ka derguar vetem 6 ku duhet te numerohen votat per bashkine e Elbasanit. Ky qytet ka 94 mije votues dhe mungesa e vendeve te numerimit do te dyfishonte kohen qe duhet per te nxjere rezultatin. Ankesa eshte bere nga nje prej anetareve te kesaj KZAZ-je perfaqesues i Partise Socialiste.

Bashkia e Elbasanit ka gjithsej 96 qendra votimi ku 4 prej tyre janë në ambiente private, por për përcaktimin e tyre ka patur konsensus midis palëve.
 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA