Kapshticë, fluks emigrantësh në kufi

25/04/2011 11:10

Në pikën kufitare të Kapshticës është regjistruar një fluks emigrantësh
shqiptarë të cilët kthehen në Greqi pas pushimeve disa ditore ne atdhe
me rastin e festës së Pashkëve.

15 autobusë me pasagjerë ndodhen aktualisht atje në pritje për të kaluar në territorin e Greqisë.

Sipas informacioneve të fundit palët në doganën shqiptare dhe atë greke po punojnë me kapacitet të plotë.

Kështu janë 8 sportele në doganën shqiptare dhe 4 në atë greke. Fluksi ka nisur prej orës 8:00 të mëngjesit të sotëm dhe vijon ende.

Top Channel