Fushata, incident në Kombinat

25/04/2011 09:25

Disa persona të armatosur kanë shkatërruar me thikë një poster elektoral të kandidatit socialist për minibashkinë numër 6 në kryeqytet.

Rreth orës 18 e 20 minuta disa persona të armatosur e kanë sulmuar në prani të simpatizantëve të majtë automjetin ku ndodhej posteri, në sheshin “Garibaldi” të Kombinatit.

Më pas ata janë larguar me automjetin e tyre dhe sipas dëshmitarëve okularë kanë nxjerrë edhe armë automatike.

Deputeti socialist, Saimir Tahiri, ka dënuar aktin dhe ka bërë thirrje kundërshtarëve politikë të heqin dorë nga akte të tilla.

“Incidente të tilla janë bërë simbol i fushatës së Saliut dhe Lulit të Saliut. Kjo tregon mentalitetin e dhunshëm të kësaj qeverie ndaj qytetarëve dhe mungesën e vizionit për të trajtuar siç duhet një fushatë elektorale që duhet të ishte për qytetarët”, deklaroi Tahiri.

Top Channel