
Forcat siriane hapën zjarr mbi njerëzit gjatë një funerali ditën e shtunë. Të paktën 12 veta u vranë.
Ata ishin duke pritur një pjesëmarrje masive në funeralin për protestuesit pro demokracisë që u vranë të premten.
Njerëzit kërkojnë përmbysjen e regjimit dhe idetë për presidentin Bashar alAssad i kanë shumë të qarta, ben te ditur Reuters.
Videoja vjen nga një një rrjet social në internet dhe verifikimi i përmbajtjes nuk mund të bëhet në mënyrë të pavarur.
Protestat në Siri u zhvilluan edhe pse presidenti Assad kishte vendosur të zbatonte ligjin e emergjencës.
Dita e premte, në mbi një muaj protesta, shënoi derdhjen më të madhe të gjakut, me të paktën 100 persona të vrarë.
Megjithë masat e forta të sigurisë, duket se protestuesit nuk kanë ndërmend të tërhiqen nga thirrjet e tyre për liri politike dhe për një fund të korrupsionit në vend.
Top Channel