Polici vret emigrantin

24/04/2011 20:05

Një polic i burgut të Fushë-Krujës ka qëlluar dhe vrarë me armë zjarri një 40 vjecar në një lokal në afërsi të shkollës Migjeni në Mamurras.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme kur 40 vjecari Shahin Gjocukaj është qëlluar me armë zjarri nga 36 vjecari Alket Hajdari me detyrë polic në burgun e Fushë-Krujës.

Ata ndodheshin në lokal dhe mes tyre ka nisur një debat në gjendje të dehur. Pas disa minutash polici ka qëlluar me armën e shërbimi mbi viktimën. 40 vjecari më pas humbi jetën kur po transportohej në Spitalin Ushtarak të Tiranës.

Viktima kishte vetëm 2 ditë që kishte ardhur nga Greqia, ku jetonte dhe punonte prej disa vitesh, ndërsa kishte edhe 2 fëmijë.  

Autrori i vrasjes është dorëzuar së bashku me armën e shërbimit, duke pranuar autorësinë e krimit.

Top Channel