Misteri i pasaportës së Bashës

24/04/2011 15:30

Dy shkrime të botuara në gazetat Shekulli dhe Tema hedhin hije dyshimi për një pasaportë amerikane e cila pretendohet se është në përdorim nga kandidati demoktrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha.

Fillimisht  pasaporta amerikane e zotit Basha është përdorur në vitin 2001 në një zyrë noterie në Holandë kur ai ka blërë një shtëpi.

Dyshimet për pasaportën me numër 0160138 nisin që nga ky numër i cili duhet të jetë nëntëshifror dhe jo me shtatë sic është numri pasaportës së regjistruar në zyrën noteriale.

Që një shtetas i huaj të përfitojë nënshtetësinë amerikane duhet të ketë fituar llotarinë amerikane, azil politik, të ketë marrë pjësë në shërbimin ushtarak amerikan, të jetë anëtar i CIA-s ose FBI-së ose pasardhës i prindërve amerikanë.

Ngjarja mori përmasa edhe më të mëdha kur ambasada amerikane nuk pranoi të komentojë apo të japë të dhëna lidhur me cështjen e pasaportës. Në lidhje me këtë Top Channel kontaktoi ambasadën amerikane e cila sqaroi qendrimin e saj përmes kësaj deklarate.

“Nuk është vetëm Ambasada e SHBA në Tiranë, por cilado ambasadë e SHBA-së përfshi cdo zyrtarë të SHBA-së në botë, i ndalohet shprehimisht të zbulojë informacionin që mbrohet nga akti privatësisë, i cili duhet vënë në dukje është ligj në SHBA. Njerëzit mund të ndëshkohen rëndë përfshi duke humbur vëndin e punës  ose duke u burgosur nëse humbin këtë dispozitë””, thuhet në sqarimin e ambasadës së SHBA-së.

E përditshmja Shekulli përvec cështjes së pasaportës amerikane ka akuzuar zotin Basha edhe për deklarim të rremë të pasurisë si dhe ka publikuar edhe një fakt tjetër që ka të bëjë me përdorimin e tre pasaportave diplomatike që lëshohen nga Ministria e Jashtme.

Tre pasaportat diplomatike janë  lëshuar në vitin 2007 me afat skadimi vitin 2017 dhe një tjetër e nxjerrë nga qarkullimi pa i mbaruar ende afati përdorimit.

Këto fakte të publikuara sot kanë ngjallur reagimin e deputetit socialist Erion Braçe.

“Tani është koha për të treguar të vërtetën e për këtë arsye ne e pyesim sot zotin Basha: Cila është e vërteta e shtëpisë së blerë e të shitur në Holandë? Cila është e vërteta e kredisë së marrë e të shlyer në Holandë? Cila është e vërteta e 3 pasaportave diplomatike shqiptare të lëshuara, të mbajtura e më pas të përdorura në emrin e tij? Cila është e vërteta e pasaportës amerikane të pazakontë për të cilën zyrtarisht është deklaruar se e disponon tamam Lulzim Basha? Po për të njëjtat arsye ne pyesim sot Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit dhe të Kontrollit të Pasurisë, përse nuk bëhet publik raporti i hetimit të nisur nga ky institucion për pasurinë e Lulzim Bashës gjatë vitit 2006?”, deklaroi deputeti socialist, Erion Braçe.

Top Channel