Identifikohet trupi i pajetë i gjetur në Durrës

24/04/2011 16:45

Është identifikuar trupi pajetë i gruas që u gjet në det mëngjesin e një dite më parë në Durrës.

Të afërm e kanë identifikuar kufomën në morgun spitalor. Ajo i përket Mimoza Rexhes, 50 vjece nga Durrësi dhe me banim në Tiranë.

Nga dëshmitë e tyre Mimoza kishte pasur një jetë të vështirë e cila dyshohet ta ketë shtyrë drejt mbytjes në det.

50 vjecarja kishte qenë e martuar me një shtetas turk, po martesa ishte shoqëruar me shumë borxhe duke përfunduar në divorc. Sipas grupit hetimor, kjo situatë familjare e ka cuar gruan drejt aktit tragjik.
Trupi i saj u gjet mëngjesin e së shtunës rreth 50 metra larg bregut të detit, ne sektorin Apollonia të plazhit të Durrësit.

Top Channel