Festimet e Pashkëve

24/04/2011 09:05

Në gjithë vendin kanë kulmuar në mesnatë ceremonitë e shenjta të Pashkëve.

Besimtarët e krishterë, ata ortodoksë dhe katolikë, kanë ndjekur meshat e mbajtura në gjithë kishat e vendit.

Në Tiranë, në Kishën e Ungjillëzimit, është mbajtur mesha e shenjtë e Pashkëve që simbolizon kalimin nga vdekja trupore në jetën e re të amshuar.

Besimtarët ortodoksë kanë ndjekur fjalën e drejtuesve të Kishës dhe kanë marrë prej tyre zjarrin e ringjalljes.

Në meshën e mbajtur në Kishën Ortodokse të qytetit të Sarandës ka marrë pjesë edhe kryetari socialist Edi Rama i shoqëruar nga familjarët e tij.

Meshat e shenjta të kësaj dite, që përbën bazën e krishtërimit, janë zhvilluar edhe në kishat katolike të vendit.

Imzot Rrok Mirdita ka drejtuar ceremoninë e zhvilluar në kishën katedrale të Shën Palit. Ai ka bërë thirrje për forcim të besimit në të ringjallurin.

 

Top Channel