Berisha vijon fushatën në Bilisht

24/04/2011 12:50

Sali Berisha vijon fushatën elektorale në qytetin e Bilishtit në kuadër të zgjedhjeve të 8 majit.

“Uroj besimtarët e krishterë për festën e Pashkëve. Kjo festë është ditë e rilindjes, shpresës dhe të ardhmes”, nisi fjalimin e tij kryeministri I Shqipërisë.

Më tej, kreu i Partisë Demokratike u shpreh: “Do të mbështesim çdo projekt në 4 vitet e ardhshme. Në këto katër vite nuk do të ketë asnjë kilometër rrugë të paasfaltuar. Devolli turistik është një nga objektivat kryesore tona.”

“Jemi krenarë për punën dhe arritjet që kemi realizuar. Jemi anëtarë të NATO-s dhe lëvizim pa viza në Europë. Kemi ulur varfërinë dhe kemi rritur rrogat e pensionet. Në 2017, Shqipëria do të jetë një vend me të ardhura të larta”, shtoi Berisha.

 

Top Channel