Basha: Pasaporta, lapsus

24/04/2011 20:50

Zyra e shtypit të kandidatit të PD për Bashkinë Tiranës ka reaguar pasditen e sotme dhe në një deklaratë të zëdhënëses thuhet se pasaporta e përdorur në aktin noterial ka qenë shqiptare dhe se shënimi si amerikane është lapsus.

“Në formularin e paraqitur ka një lapsus. Sic mund të verifikohet lehtësisht, pasaporta amerikane ka 9 dhe jo 7 shifra. Pasaporta me numër 0160138 është pasaportë shqiptare. Kjo pasaportë i përket Lulzim Bashës. Lulzim Basha ka patur gjithmonë pasaportë shqiptare, Lulzim Basha nuk ka asnjëherë pasaportë amerikane. Lulzim Basha ka përmbushur me transparencë të plotë të gjithë deklarimet pasurore që janë kontrolluar dhe verifikuar në mënyrë të plotë nga ILDKP”, tha zëdhënësja Anila Bisha.

Zëdhënësja e zotit Basha nuk pranoi t’i përgjigjet pyetjeve që kanë të bëjnë me përdorimin e 3 pasaportave diplomatike apo akuzave të opozitës rreth pasurisë së fshehur të kandidat për Bashkinë e Tiranës.

Top Channel