PS: Mashtrim me listat e votuesve

23/04/2011 20:40

Deputeti i Partisë Socialiste Saimir Tahiri ka denoncuar para njësisë bashkiake numer 6 në Tiranë, një listë me emra të personave të afërt të kryetares së kësaj njesie, dhe të bashkëshortes së kryetarit të LSI-së.

Ne deklaraten e tij Tahiri ka theksuar se keta persona jane te paligjshem pasi kane ardhur pas dates 8 mars dhe nuk banojne ne kete zone dhe keta jane prove e mashtrimit qe po behet me listat e zgjedhjeve.

Deputeti i Partise Socialiste tha se do te behet padi penale ndaj kryetares se kesaj njesie bashkiale, dhe ndaj ketyre personave  Pas kesaj proteste  nje simpatizant i Partise Demokratike ka goditur nje grua qe ishte ne proteste,cka solli konflikt fizik mes militanteve.Me pas kane nderhyre forcat e policise qe jane ndeshur me kundershtine e ketij personi.

 

Top Channel