Rama: Tirana, vendi ku realizohen ëndrrat

22/04/2011 00:05

Nga Sheshi i Ushtarit të panjohur në Tiranë,  ku cdo ditë me dhjetra të papunë dalin me shpresë për t’u punësuar, Edi Rama ka prezantuar kandidatin për njësinë bashkiake numër 2, Artemon Cukalla.(UPDATE)

Përpara banorëve të kësaj njësie zoti Cukalla, ka prezantuar programin qeverisës nëse do të votëbesohet.

“Unë kërkoj sot votën tuaj duke paraqitur projekte konkrete për hapje rrugësh të reja, 4 mijë metra prej të cilave në zonat informale në Sauk, Sanatorium dhe depot e ujit”, tha Cukalla.

Lideri opozitës nga ky, shesh i transpormuar, sic ai, nga Bashkia e Tiranës ka folur jo vetëm për transformimin e kësaj zone, por edhe të gjithë kryqytetit duke shprehur se alternativa e majtë ka fuqi dhe ide të mëdha realizuese.

“Më vjen natyrshëm të them se në gjithë këto vite dhe në këtë rrugë, plot ëndrra, shpresa dhe sigurisht vështirësi dhe sakrifica, ne u kemi dhënë qytetarëve të Tiranës më shumë se gjysmë milioni metërkatrorë troturare tërësisht të rindërtuara. Vetëm 150 mijë metër katrorë rrugë ishin të kalueshme në kohën kur Saliu dhunonte dhe sundonte Tiranën, sot vetëm rrjeti i qarkullimit të Tiranës është normalizuar me 1.65 milion metër katorrë asfalt. Ilirit që në 8 Maj duhe të marrë një përgjigje të qartë nga qytetarët e Tiranës, nga ata që e votuan në 2007 për të patur shumicën në Këshillin Bashkiak dhe për të cuar përpara punët tona dhe nga ata që duhet ta refuzojnë më 8 Maj, ta refuzojnë si një rast që nuk mund të përsëritet, rasti i kusarisë me bllok në dorë. Motra dhe vëllezër na presin ditë të jashtëzakonshme dhe entuziazmi që shoh dhe ndjej kudo në Tiranë, mbështetja e dukshme e qartë, e fortë, për Aleancën për të Ardhmen dhe Partinë Socialiste, ashtu sikundër puna që kemi bërë bashkë janë garancia që në 8 Maj ne do të realizojmë fitoren e padiskutueshme të qytetarëve mbi pushtetarët”, tha Rama.

8 Majin Rama e ka cilësuar si një ditë të rëndësishme vendim-marrje kombëtare pasi këto zgjedhje janë thelbëisht politike dhe se kjo është data ku do të relizohet fitorja e qytetarëve mbi pushtetarët u shpreh ai.

Rama duke iu drejtuar atyre të rinjve që votojnë për herë të parë i ka ftuar ata të hedhin votën e tyre për një kohë të re.

Top Channel