Paraplegjikët ndërpresin grevën e urisë

22/04/2011 13:25

Në diten e nënte të grevës para dhe tetraplegjikët janë dorëzuar para heshtjes së qeverisë.

Gjendja e tyre e rënduar shëndetësore, por edhe  mungesa e një negocimi me strukturat shtetërore kanë bere qe grevistet te dalin me nje deklarate te perbashket ku i bejne apel kryeministrit dhe qeverise te zbatoje ligjet e shtetit shqiptar.

“Une i bej apel qeverise duke i thene se ne jemi futur ne greve per te drejtat tona qe jane te drejta ekonomike. Heshtja e tyre eshte një sfide per ne. I them kryeministrit se ne jemi futur ne kete greve per t’i thene se jemi pjese e ketij populli dhe duam te jemi te barabarte mes te barabarteve”, tha grevistja Mybere Prizreni.

Nje dite me pare ka reaguar ne mbrojtje te tyre ambasada britanike, nderkaq askush nga  strukturat shteterore nuk ka hyre ne negocime me kete grup grevistesh.

Top Channel