Panair libri për studentët

22/04/2011 14:35

Në Ditën Botërore të Librit, oborri i Fakultetit të Historisë dhe
Filologjisë është shndërruar në një panair libri, ku autore dhe shtepi
te medha botuese kane vendosur librat e tyre.

Studentet kane patur mundesi jo vetem te blejne libra me kosto 20 deri ne 50% me te ulet se cmimi real,por edhe te bisedojne me autoret e nje pjese te librave.

“Kanë ardhur shtëpitë kryesore botuese, të cilat do të shesin librat me ulje cmimi. Në fakultetin tonë do të ketë aktivitete të rëndësishme me promovime librash”, tha zëvendësdekania e Fakultetit Histori-Filologji.

Per te katertin vit radhas fakulteti i Histori-Filologjise ka zhvilluar panairin e librit brenda ambienteve te tij, duke sjelle edhe botimet me te reja.

Ky panair do te mbyllet  me nje sere aktivitetesh.

Top Channel