Ndotja, qeset pushtojnë vendin

22/04/2011 16:40

Shqipëria ështe vendi me perdorimin me te madh te qeseve plasitike për
frymë në Europë dhe të dhënat jozyrtare flasin per rreth 1.2 milion
qese të llojeve te ndryshme që përdoren cdo ditë në Shqiperi.

Ekspertet tregojne se plastika e dekompozuar ne uje dhe ne toke, po demton rende ekosistemin por edhe gjallesat.

“Kemi gjetur një mënyrë të thjeshtë për zhdukjen e qeseve plastike duke i djegur ato, ndërkohë që tymrat që clirohen janë kancerogjene. Lenia e tyre në tokë është shumë e dëmshme gjithashtu”, thotë eksperti, Zamir Dedej.

Te patjeterueshme qeset qe ne perdorim cdo kane shkaterruar mjedisin duke veshur shtreterit e lumejve dhe pemet ne te gjithe vendin. Korpusi Shqiptar i Vullnetareve, ne Diten Boterore te Tokes shpalli nje fushate per marrjen e nismave ligjore per te kufizuar perdorimin e ketij produkti.

“Jemi ketu sot per te nisur nje fushate sensiblizimi politik dhe publik per te cuar ne ndermarrjen e masave ligjore per te kufizuar perdorimin e qeseve plastike. Ne duam te kemi nje republike turistike, por nuk mund ta kemi ne nje mbreteri me qese plastike”, u shpreh Mentor Kikia, përfaqësues i Korpusit të Vullnetarëve.

Kjo nisme eshte mbeshtetur edhe nga perfaqesues te kuvendit te Shqiperise. “Ceshtje te tilla kane nevoje per ndergjegjje qytetare dhe per politika me te forta per te mbrojtur ambientin nga demtimi”, thotë deputeti demokrat Selami Xhepa.

E gjithe kjo pamje eshte produkt i yni dhe eshte produkt i politikës sot. Cdo njeri mund te beje shume per ta permiresuar ketu. Duhet te angazhohemi per te luajtur rol ne permiresimin e kesaj situate”, thotë Besnik Bare deputet i Partisë Socialiste.

Personalitete te artit, kultures dhe letersise, si regjisori Vladimir Prifti, aktoret Mirush Kabashi, Merkur Bozgo e Sokol Angjeli, shkrimtari Zija Cela iu bashkuan apelit publik per ndalimin e ndotjes se mjedisit.

Gazetarja Rudina Xhunga kujton se ky problem nuk eshte perfshirë ende ne axhenden e premtimeve elektorale.

Ne shume vende te Europes por edhe te rajonit, perdorimi i qeseve plastike eshte kufizuar ose ndaluar fare duke u zevendesuar me ambalazh letre apo me materiali tjeter shumeperdorimësh.

Top Channel