Lezhë, aksidenti u merr jetën 2 personave

22/04/2011 08:15

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lac-Lezhë.

Sipas informacioneve të fundit, aksidenti ka ndodhur tek vendi i quajtur Kryqëzimi i Shën Kollit, ku si pasojë kanë gjetur vdekjen dy persona.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur agjentët e policisë rrugore, të cilët po punojnë për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Mësohet se viktimat, burrë dhe grua, po udhëtonin me një motor dhe janë përplasur nga një makinë tip “Mitsubishi”.

Top Channel