Fushë-Krujë, dy të plagosur

22/04/2011 12:20

Dy persona jane plagosur, ne nje lokal ne Fushe Kruje. Ata u qelluan me
bresheri automatiku ndersa ndodheshin ne nje lokal mes shume klienteve
te tjere.

Per pasoje ka mbetur i plagour me arme zjarri shtetasi Shaqir Duka dhe nje peson tjeter. Autori qe ka qelluar ka mundur te largohej nga vendi i ngjarjes pa asnje problem.

Sipas pronares se lokalit policia eshte njoftuar edhe para se te ndodhte ngjarja, pasi i riu qe ka qelluar mbi lokal, ishte shfaqur me heret i armatosur me arme zjarri automatik. Policia ka bere verifikimet dhe pas largimit te tyre ka ndodhur edhe ngjarja e rende. Pronarja e lokalit thote se ngjarja ka ndodhur per shkak te konkurrences.

Top Channel