Fluks emigrantësh në Kapshticë e Kakavijë

22/04/2011 08:30

Rreth 3200 persona, emigrantë shqiptarë, kanë hyrë në 12 orët e fundit në Shqipëri nga pika e kalimit të Kakavijës.

Sipas informacioneve të fundit, rreth 700 automjete janë futur në territorin shqiptar nga pika doganore në fjalë.

Autoritetet lokale njoftojnë se personat që kanë hyrë janë emigrantë që vijnë në vend për të festuar ditën e Pashkës.

Ndërkohë, fluks emigrantësh ka edhe në doganën e Kapshticës, ku qindra makina të emigrantëve kanë formuar një kordon të gjatë në territorin grek.

Autoritetet njoftojnë se bëhet fjalë për një dyndje të madhe me 7 mijë emigrantë që presin të kalojnë dhe 8 mijë të tjerë që kanë kaluar në 24 orët e fundit.

Top Channel