Elbasan, plagosen babë e bir

22/04/2011 23:35

Në Elbasan,  babë e bir janë plagosur pas një sherri banal.

Djali 25 vjecar Fatjon Baku është goditur me pistolet në bark ndërsa i ati Kadri Baku  është goditur në kokë me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së premtes, pranë Zaranikës, në vendin e quajtur “rreth-rrotullimi i luleve”, në Elbasan.

Policia ka  identifikuar  autorin e ngjarjes dhe ka nisur kërkimet për arrestimin e tij. Sipas policise shkaku i  këtij incidenti të rëndë ka qenë për një borxh i vjetër në para që familja Baku kishte për t’ia kthyer  autorit.
Në vendin e ngjarjes është  sekuestruar edhe  arma e krimit.

Top Channel