Pas 48 ditësh në shesh, organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetar
Pas pezullimesh të herë pas hershme të punimeve në sheshin kryesor të qytetit të Durrësit, firma zbatuese ka rinisur punën pas dhënies së lejes mjedisore nga ana e autoritetit përkatës përmes Qendrës Kombëtare e Liçensave.
Punimet u pezulluan disa herë nga Inspektoriati Kombëtar i Ndërtimit dhe Agjencia Rajonale e Mjedisit në Durrës për shkak të mungesës së lejes mjedisore në dokumentacionin që shoqëronte lejen e ndërtimit për këtë investim publik, pezullim që u vlerësua si një bllokim politik i veprimtarisë së bashkisë nga ana e agjencive të pushtetit qendror.
Në bashkinë e qytetit bregdetar pohojnë se pas marrjes së lejes mjedisore, faza e parë e projektit për rigjallërimin e sheshit “Liria” do të përfundojë brenda 20 ditëve e vazhdim.
Top Channel