Bordi: Pranoni kasetat

22/04/2011 15:15

Në raportin e përjavshëm për Komsionin Qendror të zgjedhjeve katër anëtarë të Bordit të Monitorimit të medias kanë paraqitur edhe këto propozime, ku spikat pika 4, sipas tyre Komisioni qendror i zgjedhjeve nëpërmjet një vendimi të posacëm duhet të detyrojë operatorët radio-televizivë që të ruajnë balancën mes kandidatëve për kryetarë bashkish apo komunash, vecanërisht në kryeqytet.

Por këtu ka një problem: kandidati Basha jo vetëm nuk i njofton aktivitetet e tij të parashikuara, por as nuk lejon kamerat e televizioneve të filmojnë kur gazetarët paraqiten në aktivitetet e tij. Mirëpo disa televizione, mes tyre edhe Top Channel, Vizion Plus apo Ora News bëne publik në fillim të fushatës vendimin për të mos pranuar më kaseta nga shtabet elektorale të partive.

 

Top Channel