" /> ">

Berisha: Rruga e vetme e Ramës, mohimi i arritjeve

22/04/2011 15:55

Duke prezantuar në Mamurras Ilir Pjetrin si kandidat të koalicionit
“Aleanca për Qytetarin”, kryeministri Berisha premtoi pesëfishimin e
investimeve, nga 900 milionë qe u investuan ne keto 4 vjet.

Kryeministri Berisha tha se ne 4 vjet varferia eshte ulur me 6%, sipas treguesve te Bankes Boterore, ndersa familjet qe marrin ushqimin me lista jane ulur, nga 60 mije ne 2005-en ne 15 mije familje ne 2009-en.

“Duke renditur sukseset, ne nuk mohojmë, nuk injorojmë aspak problemet. Sërish në Shqipëri ka të varfër, por theksoj se kjo është varfëri në ulje, sepse në luftën kudër saj, ne dyfishuam pensionet e ulëta, në luftën kundër saj, ne dyfishuam rrogat e ulëta, në luftën kundër saj, ne dyfishuam ndihmën ekonomike. Jam këtu, para jush, për t’u zotuar se në viti 2012 nuk do të ketë qytetarë shqiptarë në mjerim dhe varfëri ekstreme”, tha Berisha.

Si ne cdo takim elektoral, kryeministri beri krahasimin me dy aleternativave qe u ofrohen qytetareve.

“Çfarë ju ofroi ju, këto katër vite rruga e vetme apo rruga e vetmisë. Përpjekje të turpshme dhe unike në botë për të bllokuar heqjen e vizave për shqiptarët. Lëvizja e lirë, pa viza ishte motoja dhe premtimi ynë, vizat në kuti ishte motoja e rrugës së vetmisë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha ftoi qytetaret te bashkohen me alternativen e koalicionit Aleanca per Qytetarin.

“Zoti Edi Rama kalon nga takimi në takim me sharje, fyerje, Por do t’i them këtu, para jush, se në këtë fushatë nuk kam ndërmend të merrem aspak me fjalorin tënd, as me mëkatet e tua që nuk ka lumë që i lan, do të merrem vetem me hallet, dertet, projektet, përkushtimin, vizionin tuaj. Në 8 maj të votojmë për njëri-tjetrin, të votojmë për Partinë Demokratike”, u shpreh Berisha.

Top Channel