Berisha: Rivalët pa projekte

22/04/2011 12:10

Kryeministri Sali Berisha mbeshteti ne Sukth kandidatin e Aleances per Qytetarin per kryetar bashkie, Sherif Fortuzin, duke premtuar zhvillimin
e metejshem te zones, si nga pikepamja infrastrukturore, edhe nga ajo
turistike.

“4 vitet që shkuan në këtë bashki dhe ne fshatrat e kësaj bashkie ne kemi asfaltuar, ndërtuar dhe rindërtuar 25 km rrugë. Ju garantoj se në 4 vitet që vijnë nuk do të ketë asnjë kilometer rrugë të paasfaltuar në këtë bashki. Sukthi turistik është motoja e 4 viteve që vijnë”, tha Berisha.

Kryeministri Berisha e cilesoi si rrugen e mashtrimit dhe te konfikteve, aleternativen e propozuar nga Partia Socialiste.

“Do t’i them këtu shokut Edi Rama se fyerjet, sharjet janë dëshmi e varfërisë ekstreme, e mungesës së projekteve, e mungesës së arritjeve. Kur nuk ke asgjë që tu tregosh qytetarëve që ke qeverisur 4 vitet e fundit, nuk të mbetet gjë tjetër vetëm të adresohesh tek kazanët e fjalorit dhe të përdorësh fjalët që përdor. Por ne do të merremi me projektet tuaja , me shkollat tuaja, me kopshtet tuaja, me ujësjellësit tuaj, me turizmin tuaj, me rrugët tuaja, ne do të bëjmë gjithçka që këto 4 vite, Sukthi të jetë një vend i zhvilluar, Shqipëria të jetë një vend i zhvilluar”, tha Berisha.

Duke ju bere thirrje te gjtihe shqiptareve te distancohen nga cdo lloj dhune per ta kthyer kete fushate ne fushaten e tolerances dhe dialogut, kryeministri Berisha ftoi elektoratin pa dallim bindjesh politike te bashkohen me koalicionin e Aleances per Qytetarin.

“Ju ftoj të gjithëve banorëve të kësaj bashkie të urdhëroni në shtëpinë, tonë, në shtëpinë e alternativës për qytetarin. Aty ka vend për secilin prej jush. Aty është shtëpia ku ju më së miri do të gjeni të reflektuara, të nderuara, mundin tuaj, djersën tuaj, interesat tuaja, vizionin tuaj. Ne kemi projekte. Ne kemi arritje, ne kemi suksese, ne jemi të sigurtë në fitoren që na pret”, theksoi kryeministri.

Top Channel