Arrestohet Emiliano Shullazi

22/04/2011 19:45

Policia e Tiranës i ka hedhur prangat një prej emrave më të lakuar Emiliano Shullazi, i cili nuk ka shumë që ka lënë burgun.

Ai u arrestua për pengim të fushatës elektorale, pas një denoncimi të bërë nga deputetët Vasilika Hysi dhe Besnik Bare.

Burime të policisë thanë se Shullazi u prangos pasi gjatë një fushate të kandidatit socialist Erion Koka, ai i ka hequr kandidatit mikrofonin në kohën që ai fliste me banorët e minibashkisë numër 7 në Tiranë.

Kjo ngjarje u denoncua të enjten nga deputetët në komisariatin numër dy, ndërsa pas disa veprimeve hetimore policia është bindur që autor i pengimit të fushatës është Emilioano Shullazi.

Ndërkohë garuesit për zgjedhjet lokale në Tiranë, Erion Kokës, iu vu tritol pak ditë më parë në shtëpinë e tij dhe ai vetë deklaroi në polici se nuk ka ndonjë konflikt.

Emiliano Shullazi u dyshua për mjaft vepra penale, por dënimi për të tek krimet e rënda u dha vetëm për çështje droge, ndërsa dyshimet e tjera as Prokuroria as policia nuk arritën t’i zbardhin.

Top Channel