Vlorë, sekuestrohet kokainë, tre në pranga

21/04/2011 09:15

Policia ka zbuluar në Vlorë një sasi kokaine duke vënë në pranga tre persona.

Sipas informacioneve të fundit lënda narkotike e sekuestruar është rreth gjysmë kilogramë. Të arrestuar janë Edison Sulejmani, Enea Sule dhe Gëzim Bardhaj, ndërsa mësohet se ndërhyrja e policisë ka ardhur pas disa muajsh hetime nga prokuroria e qytetit të Durrësit.

Kokaina ishte menduar që të trafikohej në Itali.

Top Channel