Top Show, Shqipëria Vendos 2011, Durrësi

21/04/2011 00:40

Përfaqësuesit e të dyja kaheve politike të Bashkisë së Durrësit, debatuan në panelin e Top Show, Shqipëria Vendos 2011, për programet e kandidatëve rivalë për kryetarë të bashkisë së qytetit bregdetar pas 8 majit.

Seit Kërtusha, kryetar i Qarkut të Durrësit dhe anëtar i Këshillit Bashkiak të këtij qyteti nga Partia Demokratike kritikoi ashpër punën e bërë në mandatin e parë prej kryetarit aktual Vangjush Dako, i cili sipas tij po prish identitetin e qytetit të Durrësit. Zoti Kërtusha mbrojti programin e kandidatit të “Aleancës për Qytetarin”, Ferdinand Xhaferraj për zhvillimin e këtij qyteti.

Por Nën/kryetari i Bashkisë së Durrësit, Adrian Çela vlerësoi se puna e Bashkisë së Durrësit dhe e krytarit aktual që kandidon për një mandat të dytë ka qenë në shërbim të qytetarëve dhe zhvillimit të Durrësit. Sipas tij bllokimet në Këshillin e Bashkisë dhe nga qeveria qendrore kanë penguar bërjen e një pune akoma më të mirë për qytetin e Durrësit.

Puna e zotit Dako dhe projektet e tij për 4 vitet e ardhshme u vlerësuan dhe u mbrojtën edhe nga deputetja socialiste e këtij qarku, Klodiana Spahiu.

Top Channel