Sulmohet makina e deputetit Blushi

21/04/2011 12:05

Incidentet janë rikthyer sërish në Korcë. Makina e deputetit Ben Blushi
është goditur me gurë nga persona ende të paidentifikuar.

Guret me te cilet eshte goditur automjeti jane gjetur nga policia ne mengjes ndersa sipas drejtuesve lokale socialiste gjithcka lidhet me fushaten elektorale. Incidenti ka ndodhur pas takimit qe Blushi ka patur ne Korce per te mbeshtetur kandidatin socialist Niko Peleshi. Sipas zyrtareve te Partise Socialiste incidenti ka ngjyra politike.

“Eshtë nje veprim me sens të pastër politik sepse ka ndodhur fill pas një aktiviteti në Korcë. Blushi nuk ka patur asnjë cështje personale me individe. Kërkoj që edhe kundërshtarët tanë politikë të distancohen dhe të dënojnë këtë akt”, tha kryetari i degës socialistë në Korcë, Muharrem Meko.

Ne lidhje me incidentin ka reaguar edhe Drejtoria e Policise se Korces qe informon se menjehere ne vendngjarje kane shkuar forcat e policise per te zbardhur motivet e ketij incidenti te ndodhur si dhe per te bere te mundur identifikimin, lokalizimin dhe venien perpara pergjegjesise ligjore te autoreve te ketij akti te kryer, per vepren penale te “shkaterrimit te prones”.

Top Channel