Studentët shqiptarë në Itali

21/04/2011 09:25

20% e studentëve të huaj në universitetet italiane janë shqiptarë. Kjo
është shifra e papritur që ka dalë nga një studim i kryer për të matur
aftësinë tërheqëse të universiteteve italiane.

Gjithsej janë gati 11 mijë të rinjtë shqiptarë që frekuentojnë 77 universitet e vendit, 15 herë më shumë se studentët francezë e 34 herë më shumë se ata spanjollë.

Më pas ndër studentët e huaj në Itali radhiten rumunët dhe kinezët. Jo rrallë studentët shqiptarë janë emigrantë të brezit të dytë, pra që kanë kryer edhe ciklet më të ulëta të shkollave në Itali: por të shumtë janë dhe ata që kanë ardhur nga Shqipëria posaçërisht për të studiuar.

Sipas Bankës Botërore, gjithsej të rinjtë që studiojnë jashtë e vendit janë 3 milionë e 343 mijë, ndër ta 627 mijë, rrerth 19% janë në universitetet amerikane.

Në universitetet italiane vetëm 2% e studentëve janë të huaj, dëshmi kjo e mungesës së politikave të posaçme në këtë drejtim.

Top Channel