Sërish eksploziv fabrikës në Krujë

21/04/2011 23:15

Një sasi eksplozivi është vendosur rreth orës 22.00 në një ndërtesë që ndodhet në brendësi të fabrikës së cimentos në Fushë-Krujë.

Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar një nga godinat në krahun jugor dhe muri rrethues i fabrikës.

Policia raporton se nuk ka të dëmtuar apo të plagosur, por mësohet jo zyrtarisht se ka dëme materiale të fabrikës nga ky shpërthimi i fuqishëm i cili është dëgjuar edhe në Fushë-Krujë.

Policia thotë jo zyrtarisht që në momentin e shpërthimit në fabrikën e cimentos ndodheshin punonjës të turnit të dytë.

Jo zyrtarisht mësohet se lënda plasëse ishte tritol, megjithatë një version zyrtar pritet ta deklarojë policia e Krujës ditën e premte.

Në vendangjarje mbërritën specialistë të anti-terrorit dhe të krimeve dhe po punojnë për zbulimin e autorëve.  

Tre ditë më parë në të njëjtën fabrikë në orën dhjetë të mëngjesit persona të paidentifikuar vendosen tritol në ambientet e brendshme. Nga shpërthimi pati dëmtime, por policia ende nuk e ka zbardhur këtë ngjarje.

Ndërkohe edhe për ngjarjen e kësaj të enjteje nuk raportohen se për cfarë dyshohet se u vendos lënda shpërthyese.

Top Channel