Partitë, fushatë edhe në kuvend

21/04/2011 15:50

Fushata zgjedhore dhe incidentet e saj kanë qenë në qendër të debateve
politike në parlament, në diskutimet e lira jashtë rendit të ditës.

Pasi kanë shprehur shqetësim, palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për incidentet e deritanishme.

Në këtë seancë Parlamenti miratoi edhe shtyrjen e afatit të veprimtarisë së komisionit hetimor parlamentar për ngjarjet e 21 janarit. Menjëherë pas votimit, deputeti socialist Majko vuri në dukje se faktori ndërkombëtar ka vlerësuar se në 21 janar nuk ka pasur puc shteti. Sipas deputetit Majko, shtyrja e këtij afati është po aq e pamoralshme sa edhe ngritja e tij.

Top Channel