Kavajë, dhunohet pjestari i shtabit elektoral të PS

21/04/2011 11:15

Një pjestar i shtabit elektoral të kandidatit socialist në bashkinë e
Kavajës është dhunuar për të dytën herë. Ai është Naim Haxhiu 41 vjec i
aktizuar në mbështetje të kandidatit Elvis Rroshi që garon për opozitën
në këtë qytet.

Dy dite me pare ai se bashku me deputetin socialist Dashamir Peza tregoi se ishte rrahur per shkak te fushates dhe mbeshtetjes qe po i jep kandidatit te majte. Pas denoncimit ne media te kesaj ngjarje, mbremjen e djeshme 41-vjecari eshte dhunuar edhe ne banesen e tij nga persona te cilet ai i ka identifikuar dhe paditur ne polici.

Në orën 3.00 të mëngjesit nje grup i paidentifikuar personash kanë goditur me gurë dhe kanë dëmtuar rëndë shtëpinë e Naim Haxhiut, i cili edhe është rrahur. Përreth 20 minuta barabarisht kanë goditur pa ndalim banesën e Naim Haxhiut. Brenda në shtëpi ka qenë e ëma, gruaja e fëmijët e tij. Ata janë larguar nga pas shtëpisë dhe janë kthyer në banesë sot në mëngjes nderkohe kane bere denoncim edhe ne prokurori.
 

Top Channel