Durrës, përballen kandidatët

21/04/2011 19:50

Dy kandidatët për bashkinë e Durrësit në zgjedhjet e 8 majit janë vënë për herë të parë përballë njëri-tjetrit, në një takim të organizuar nga rektorati i universitetit “Aleksandër Moisiu”.

Ata kanë paraqitur programet e tyre për bashkinë dhe janë ndalur vecanërisht në cështjet që lidhen me universitetin. Por gjatë debatit ka patur edhe akuza të forta mes tyre.

“Nëse kjo tabelë nuk është e vërtetë, që do të thotë se paratë kanë shkuar tek pasuritë e tij, unë dorëhiqem. Ky është ai që kërkon një mandat të dytë”, deklaroi Xhaferraj, duke iu referuar një dokumenti që mbante në dorë.

“Ne investojmë dhe nuk kemi frikë. Ti je ende në komunizëm, ju flisni para qytetarëve si komunistë”, është përgjigjur nga ana tjetër Dako.

Debati i fortë mes dy rivalëve është mbyllur me një kafe të përbashkët ne kafenenë e universitetit, ku biseda ka vijuar me tone të zbutura dhe nuk kanë munguar buzëqeshjet.

Top Channel